Home Lajme “Shtëpia në flakë e pa miq”: Si po e izolon Kurti Kosovën nga ShBA-ja, BE-ja e shqiptarët?

“Shtëpia në flakë e pa miq”: Si po e izolon Kurti Kosovën nga ShBA-ja, BE-ja e shqiptarët?

0
“Shtëpia në flakë e pa miq”: Si po e izolon Kurti Kosovën nga ShBA-ja, BE-ja e shqiptarët?

Por Qeveria Kurti nuk gëzon marrëdhënie më të mira as Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dy vende tradicionalisht mbështetese të Republikës së Kosovës.

Shqiptarët

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, i cili vjen nga partia më e madhe shqiptare (BDI), ka thënë se nuk kanë komunikim të mjaftueshëm më Qeverinë e Kosovës.

Grubi për Rubikon tregoi për raportet e shkelqyshme të qeverisë së Maqedonisë së Veriut, e cila gjysma përbëhet nga shqiptarët, me liderët e Shqipërisë, Malit të Zi dhe të Luginës së Preshevës, por që e njëjta nuk vlen edhe për marrëdhëniet me shtetin e Kosovës.

Me Kosovën ndoshta për arsye të angazhimit shumë të madh të institucioneve dhe autoriteteve kosovare me dialogun dhe me çështjen e hapur me Serbisë, komunikimi nuk është aq intensiv siç është me të tjerët, edhe pse jemi ofruar dhe jemi në dispozicion të plotë. Çdo kapacitet i yni në çdo forum qoftë rajonal, qoftë kontinental, jemi ofruar të jemi në shërbim të plotë ndaj institucioneve të Kosovës”, deklaroi Grubi.

Raportet e Kosovës me Shqipërinë ka një kohë të gjatë që nuk janë më të mirat të mundshme, por tani bashkë me tensionet në veri janë përshkallëzuar.

Përkeqësimi ka shkuar shkuar deri në atë pikë sa është anuluar mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës e Shqipërisë e paraparë të mbahej në mesin e këtij muaji.

E kam informuar Kurtin se duke marrë parasysh kushtet e agravimit të marrëdhënieve të Kosovës me krejt bashkësinë euroatlanatike, ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuara”, ishte shprehur Rama në një konferencë për media.

Tutje, kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, e kishte komentuar me nje gjuhë armiqësore draftin e Asociacionit që e ka dorëzuar kryeministri Edi Rama në Gjermani e Francë.

“Propozimi im është që duke besuar në atë që beson kryeministri Edi Rama që modeli i tij është i mirë, në vend se të propozohet për serbët në Kosovë, t’ia propozojë Beogradit në Serbi”, tha Kurti.

ShBA

Aleati qenësor i Kosovës, ShBA, është shprehur e pakënaqur dhe e zhgenjyer disa herë me Qeverinë Kurti.

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ditë me parë, tha se kryeministri Kurti “nuk ka instinkt bashkëpunimi”.

Ne po e shohim që po merren vendime, pavarësisht partneritetit tonë, dhe ky është sinjal për ne – ne nuk mund ta pranojmë këtë gjë. Prandaj, në një pikë, kur të duam ta rikthejmë koordinimin dhe partneritetin me këtë Qeveri, ne jemi të gatshëm, sepse ne gjithmonë do të jemi me popullin e Kosovës. Kjo nuk nënkupton që duhet ta mbështesim një individ që nuk e ka atë instinkt të bashkëpunimit dhe koordinimit”, tha Escobar gjatë një takimi me gazetarë në Ambasadën amerikane në Prishtinë.

Ndërsa, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, kishte shkuar edhe me larg në lidhje me mosbashkëpunimin e kryeministrit Kurti.

Më duket se kemi disa probleme shumë thelbësore me të, nëse ende mund ta konsiderojmë si partner”, kishte thënë ai për Zërin e Amerikës.

Më pas Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor e ka zbutur paksa qëndrimin e shtetit të tij për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Pak ditë pas deklaratës së diplomatit Hill, Escobar tha se kryeministri Kurti dhe Kosova janë partnerë të SHBA-së.

Kurti është partner i yni. Nganjëherë është një partner i vështirë, por është partner. Kosova është partnere jona. Serbia është partnere jona. Pra, në të ardhmen dëshirojmë të përfitojmë nga marrëdhëniet e mira që kemi me Kosovën dhe nga përmirësimi i marrëdhënieve që kemi me Serbinë”, ka thënë Escobari.

Exit mobile version