21.2 C
New York
Thursday, August 28, 2025

Buy now

Shtëpia e pronarit të ‘Vali Ranch’ cak i vjedhjes, hajnat ‘avullojnë’ stoli në vlerë të rreth 22 mijë €

- Advertisement -

Shtëpia e pronarit të ‘Vali Ranch Resort SH.P.K.”, Fehmi Fetahi, u bë cak i hajnave të shtunën, madje ishte vetë Fetahi i cili e denoncoi rastin në Polici, mbrëmjen e së premtes.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se Fetahi, ka kërkuar ndihmën e Policisë, me ç’rast ka raportuar vjedhjen e disa stolive në shtëpinë e tij. Sipas informacioneve të para, hajnat ia kanë mësyrë shtëpisë së Fetahit, ku ‘avulluan’ unaza e orë dore, që kapin vlerën e rreth 22 mijë eurove.

Posa rasti u raportua, njësitë policore kanë kryer në vendin e ngjarjes të gjitha ekzaminimet që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe çojnë në identifikimin e personave të dyshuar.

Të ngjashme

Të fundit