24 marsi i djeshëm shënoi përvjetorin e vrasjes së ish-profesorit Latif Berisha nga Mitrovica.
Atë në derë të shtëpisë e me katër plumba e vranë serbët, ndërsa që nga ajo kohë, shtëpia e tij në lagjen Kroi i Vitakut ka mbetur pa përkujdesje dhe është gjysmë e rrënuar. Për më tepër edhe qasja e familjes së tij është e vështirë dhe bëhet vetëm me përcjellje të policisë.
Por, nga Këshilli i Mbrojtjes së të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, dega në Mitrovicë, po kërkojnë që kësaj shtëpie t’i kushtohet vëmendje institucionale, të rinovohet e të vendoset edhe një pllakë.
Latif Berisha u rivarros në Smrekovnicë, më 6 gusht 1999, ndërsa familja e tij thotë se asnjëherë nuk do ta shesë pronën në veri, pavarësisht shumave të majme që u ofrohen nga serbët.