Tërheqja e Rusisë nga një marrëveshje që i kishte lejuar Ukrainës të eksportonte drithërat e saj aq të nevojshme ka shkaktuar paqëndrueshmëri në çmimet e grurit, tha Shtëpia e Bardhë të enjten.
Sekretarja e shtypit, Karine Jean-Pierre u tha gazetarëve se nismat e drithërave të Detit të Zi kanë rezultuar në eksportimin e më shumë se 32 milionë tonë drithë në tregjet rurale.
“Veprimet e Rusisë për të hequr një sasi kaq të konsiderueshme të produkteve ushqimore nga tregjet botërore do të përkeqësojnë urinë në disa nga zonat më të goditura të botës, përfshirë Afrikën,” tha ajo./abcnews.al/