18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Shtëpia e Bardhë pyetet nëse i editon fotografitë e Biden dhe Harris

- Advertisement -

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë ka thënë se administrata Biden nuk i ndryshon në mënyrë dixhitale fotografitë e presidentit apo zëvendëspresidentes.

“Pse do t’i ndryshonim fotot në mënyrë dixhitale? A po na krahasoni me atë që po ndodh në Britaninë e Madhe?”, tha Karine Jean-Pierre, duke iu përgjigjur një pyetjeje të një gazetari gjatë një konference për shtyp.

Kjo vjen pasi Princesha e Uellsit kërkoi falje “për çdo konfuzion” pasi tha se kishte edituar një fotografi që e publikoi për Ditën e Nënës.

Në fotografi shfaqej Kate Middelton bashkë me tre fëmijët e saj. Jean-Pierre shtoi gjithashtu se ata i uruan Catherine një “shërim të shpejtë” pas operacionit të saj abdominal dy muaj më parë, shkruan BBC.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit