25.8 C
New York
Friday, August 15, 2025

Buy now

Shtëpia e Bardhë publikon agjendën e takimit Trump-Putin: Do shoqërohen vetëm nga përkthyesit e tyre

- Advertisement -

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, po përgatiten për një samit të shumëpritur në Alaska mbi luftën në Ukrainë.

Dhe Shtëpia e Bardhë ka publikuar axhendën e takimit të dy udhëheqësve.

Oraret kryesore:

Trump niset

Në orën 06:45 EDT (11:45 BST), presidenti amerikan pritet të largohet nga Shtëpia e Bardhë për në Anchorage, Alaskë, ku do të zhvillohen bisedimet.

Takimi

Trump dhe Putin pritet të fillojnë diskutimet rreth orës 11:00 sipas orës lokale (20:00 BST) – ata do të takohen ballë për ballë, të shoqëruar vetëm nga përkthyesit e tyre.

Trump largohet

Presidenti amerikan është planifikuar të largohet nga Anchorage dhe të kthehet në Shtëpinë e Bardhë rreth orës 17:45 sipas kohës së Alaskës (02:45 BST të shtunën).

Donald Trump foli me median në Shtëpinë e Bardhë, duke u shprehur se nëse ai nuk do të ishte president, Putini do të “preferonte shumë më tepër… të merrte kontrollin e të gjithë Ukrainës”, duke shtuar: “Por unë jam president dhe ai nuk do të luajë me mua”.

Trump tha se do ta dinte që në minutat e para nëse ai dhe Putini do të kishin një takim të mirë, duke thënë se përndryshe do të “përfundonte shumë shpejt”.

Qëllimi i tij për bisedimet, tha ai, është të “përgatisë tryezën” për një takim tjetër me udhëheqësin rus dhe Presidentin e Ukrainës Zelensky.

Duke folur për Fox News Radio më herët gjatë ditës, Trump tha se nëse është një “takim i mirë”, ai do të telefonojë Zelenskyn për të rregulluar një tjetër, por shtoi se ka “25% shanse që ky takim të mos jetë i suksesshëm”.

Dhe presidenti amerikan tha se do të duhet të ketë disa “marrëveshje” për kufijtë midis Rusisë dhe Ukrainës.

Të ngjashme

Të fundit