Pas raportimeve se ishte Këshilltari I Sigurisë Kombëtare Michael Waltz që shtoi Kryeredaktorin e “The Atlantics” në grupin e bisedës në Signal ku u diskutuan për sulmin Amerikan ndaj Rebelëve Houthi, Presidenti Amerikan Donald Trump reagoi në një prononcim për NBC News duke thënë se ai vijon të mbështesë Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare ndërsa shtoi se Waltz ka marrë një mësim të mire nga gabimi që bëri.
Donald Trump tha se prania e kryeredaktorit të The Atlantic Jeffrey Goldberg në bisedime sekrete që qeverisë Amerikane në aplikacionin e komunikimeve Signal, nuk pati asnjë pasojë në sulmet që Washingtoni kreu ndaj rebelëve Houthi.
Trump shtoi se ky ishte defekti i vetëm në dy muaj i administratës së tij dhe fatmirësisht sipas tij ky akt nuk pati pasoja. Në prononcimin e tij për NBC Trump tha se kishte qenë një punonjës I Michael Waltz ai që kishte shtuar Kryeredaktorin e “The Atlantic” në grupin e bisedës në Signal.
Reagimi I Trump vjen pasi një ditë më parë kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se nuk kishte dijeni mbi këtë incident, ndërsa Shtëpia e Bardhë e konfirmoi atë.
Sekretari Amerian i Mbrojtjes Pete Hegseth nderkohe deklaroi se nuk kishte pasur asnjë diskutim lufte në këtë grup duke akuzuar gazetarin per dezinformim.
Pavaresisht pretendimeve te Donald Trump se kjo nuk ishte nje ceshtje serioze, ne fakt perdorimi i nje aplikacioni Komercal ne komunikime qe permbajne informacione te sigurise kombetere eshte nje shkelje ligji ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Signal nuk është një aplikacion I miratuar nga Autoritetet Federale për shpërndarjen e informacioneve sensitive.Në këtë aplikacion përdoruesit mund të zgjedhin që mesazhet e tyre të zhduken në cdo kohë dhe të jenë të disponueshme maksimumi deri në 4 javë. Kjo specifikë e tillë shkel dy lidje Federale që kërkon ruajtjen e të dhënave të qeverisë: Aktin e Rregjistrimeve Presidenciale dhe Aktin Federal të Rregjistrimeve.
Pas rrjedhjes së këtyre informacioneve të ndjeshme dhe publikimit te ketyre bisedave Demokratet kane kerkuar nje hetim të menjëhershëm duke akuzuar qeverinë Trump se ka përdorur aplikacionin “Signal” në një kohë kur taksapaguesit amerikanë paguajnë që qeveria të ketë kanale të sigurta komunikimi.
Chuck Schumer, përfaqësuesi I Demokratëve në Senat tha se ajo cfare ka ndodhur eshte nje nder shkeljet me te renda te inteligjences ushtarake qe ka pare prej nje kohe te gjate.