2 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Shtëpia e Bardhë: Lufta në Ukrainë po dëshmohet si katastrofë strategjike për Putinin

- Advertisement -

Lufta në Ukrainë është një “katastrofë strategjike për Rusinë” dhe një “dështim strategjik për Putinin”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kate Bedingfield.

Ajo tha se tani ka “dëshmi të pakundërshtueshme” se lufta, e cila ka filluar para më shumë se një muaji, nuk ka arritur atë që dëshironte presidenti rus Vladimir Putin, prandaj Kremlini po përpiqet të “ripërcaktojë” qëllimet fillestare.


“Sanksionet e aplikuara po i shkaktojnë një dëm ekstreme ekonomisë ruse,” tha Bedingfield, e cila paralajmëroi sanksione shtesë ndaj kompanive ruse të teknologjisë “të cilat mundësuan luftën e Putinit”.

Ne do t’i parandalojmë ata të blejnë teknologji perëndimore dhe përpjekjet e tyre për të shmangur sanksionet e rënda. Ne gjithashtu do t’i shtrijmë sanksionet në sektorë shtesë të ekonomisë ruse që janë të rëndësishëm për Putinin, duke përfshirë ajrin, detin dhe elektronikën,” shtoi ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit