6.3 C
New York
Friday, January 23, 2026

Buy now

Shtëpia e Bardhë ka veç një fjalë për Jack Smith-in: I ÇMENDUR

- Advertisement -

Shtëpia e Bardhë të enjten e vazhdoi gjuhën e ashpër ndaj ish-hetuesit të posaçëm dhe ish-kryeprokurorit të Dhomave të Specializuara, Jack Smith.

Kësaj radhe, Shtëpia e Bardhë ishte shumë e drejtpërdrejtë dhe e shkurtër, duke u kursyer edhe në fjalë.

Duke publikuar në llogarinë zyrtare në rrjetin “Facebook” një fotografi pa ngjyra të Smithit, Shtëpia e Bardhë i “fali” vetëm një fjalë, të shkruar me ngjyrë të kuqe: “I ÇMENDUR”.

Prokurori që pa sukses e kishte ndjekur penalisht presidentin Donald Trump, tha të enjten para një paneli të Dhomës së Përfaqësuesve se kreu i Shtëpisë së Bardhë “po kërkonte mënyra për të qëndruar në pushtet” pas humbjes së tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

“Hetimi ynë zbuloi se Donald Trumpi nuk po kërkonte përgjigje të sinqerta për atë nëse kishte mashtrim në zgjedhje. Ai po kërkonte mënyra për të qëndruar në pushtet” – tha ish-hetuesi i posaçëm.

Për më shumë rreth paraqitjes së tij para këtij paneli, klikoni këtu.

Të ngjashme

Të fundit