Zyrtarët e lartë të administratës Trump zbuluan gabimisht planet e luftës në një grup mesazhesh që përfshinte një gazetar të “The Atlantic” pak para se Shtetet e Bashkuara të sulmonin Huthët në Jemen.
Ligjvënësit demokratë e kritikuan hapin e gabuar duke thënë se ishte një shkelje e sigurisë kombëtare të SHBA dhe një shkelje e ligjit që duhet të hetohet nga Kongresi, shkruan Reuters.
Kryeredaktori i “The Atlantic”, Jeffrey Goldberg, tha në një raport të hënën se ai ishte ftuar pa dashje më 13 mars në një grup bisede të koduar në aplikacionin e mesazheve “Signal” i quajtur “grupi i vogël i kompjuterëve Houthi”.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Brian Hughes tha se grupi i bisedave dukej se ishte autentik.
Presidenti i SHBA Donald Trump nisi një fushatë të vazhdueshme sulmesh ushtarake në shkallë të gjerë kundër Huthëve të Jemenit më 15 mars lidhur me sulmet e grupit kundër anijeve të Detit të Kuq.
Ndërkaq, lidhur me incidentin, Trump u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se ai nuk ishte në dijeni.
“Unë nuk di asgjë për të. Unë nuk jam një fans i madh i The Atlantic,” tha Trump.