Qyteti-port i Odesa-s në Ukrainë është zgjuar këtë të diel nga sulmet ajrore të Rusisë. Sipas të dhënave nga ministria e Brendshme në vend forcat ruse sulmuan qytetin mëngjesin e sotëm.
Pamje nga vendi i ngjarjes tregojnë shtëllunga të mëdha tymi të zi që ngrihen në ajër. Kujtojmë se sulmet vijnë një kohë kur zyrtarët në Kiev paralajmëruan se Rusia po përpiqej të konsolidonte trupat në jug. /abcnews.al/