6 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Shtatorja e Skënderbeut do të vendoset në Sicili

- Advertisement -

Në Sicili të Italisë do të vendoset shtatorja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Kështu ka njoftuar shoqata shqiptare “Hora e Skënderbeut”.

Në Zvicër, kohë më parë u themelua Shoqata Shqiptare “Hora e Skënderbeut”, në përputhje me të gjitha normativat ligjore të shtetit helvetik.

Ideja për themelimin e  shoqatës ishte projekti për dërgimin e shtatores së Gjergj Kastriotit Skënderbeut në komunitetin arbëresh në Itali, ku në mbi 50 ngulime ka rreth 30 buste të Gjergjit, por asnjë shtatore.

Ndërsa që heroi kombëtar në mesin e arbëreshëve prej shekujsh trajtohet si “Mbret i Arbërisë”.

I prirë nga dashuria për Kryetrimin tonë, aktori me banim në Zvicër, Veli Berisha, ishte i pari shfaqi dëshirën duke kontribuar edhe materialisht për këtë monument, vepër e skulptorit të mirënjohur prishtinas, Gëzim Muriqi. Kryesia e shoqatës vendosi që kjo vepër ti dhurohet vëllezërve të një gjaku në Hora të Arbëreshëve në Sicili, që njihet si kryeqendra e identitet arbëror, e ku me dashuri e fanatizëm ruhet gjuha, traditat dhe simbolet kombëtare. Kryesia e Shoqatës sonë vuri që në fillim kontakt me kryetarin e Bashkisë së Horës z. Rosario Petta dhe personalitetet e fushave të artit e kulturës në Hora të Arbëreshëve të cilët këtë lajm e mirëpritën dhe u zotuan edhe për sigurimin e lokacionit”, thuhet në njoftimin e shoqatës.

Shtatorja, me një pamje madhështore prej 3 metrash është relativisht e kushtueshme, ndaj edhe shoqata ka hapur një llogari bankare për mjete financiare.

Pritet që për këtë të kontribuojnë sa më shumë mërgimtarë, pavarësisht ku jetojnë e ç`shumë paguajnë, që kjo të jetë një vepër e përbashkët për mërgatën më të hershme shqiptare, siç është kjo e arbëreshëve në Itali.

“Tash kur po e promovojmë faqen e shoqatës sonë me rastin e përvjetorit të kalimit në pavdekësi të Heroit tonë Kombëtar, Kryesia e Shoqatës ‘Hora e Skënderbeut’, nga nesër deri më 21 janar do ti bëjë një vizitë Horës së Arbëreshëve për të biseduar për veprimet e konkrete rreth dërgimit të shtatores, me që rast pritet të caktohet edhe termini i inaugurimit. Kësaj vizite do ti bashkohet edhe studiuesja e botës arbëreshe, Dr. Ornela Radovicka”, thuhet tutje në komunikatë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit