Home Ballina Shtatori, muaji i “nxehtë” diplomatik

Shtatori, muaji i “nxehtë” diplomatik

0
Shtatori, muaji i “nxehtë” diplomatik

Ky muaj siç është paralajmëruar do të ketë një ofensivë diplomatike të madhe mbi Kosovën dhe Serbinë, me qëllim të zbatimit të marrëveshjes për normalizim marrëdhëniesh mes dy shteteve.

Një numër i madh i vizitave dhe takimeve të niveleve të ndryshme janë të parapara të ndodhin gjatë muajit shtator, që mendohet se do të shërbejnë edhe për progres në procesin e dialogut.

Njohësi i çështjeve politike, Arton Demhasaj, thotë se përveç presionit të paralajmëruar, do të ketë edhe një angazhim më të madh të SHBA-së, Francës e Gjermanisë.

Ka me pas një kthim të presionit edhe ndaj Kosovës dhe ndaj Serbisë dhe sa i përket presionit të dialogut dhe zbatimit të marrëveshjes së Brukselit, por njëkohësisht edhe sa i përket Kosovës pra, shtensionimi dhe gjetja e një zgjidhje për situatën në veri … Normalisht që tash do të ketë presion edhe më të madh edhe involvim më të madh  edhe të Francës dhe të Gjermanisë, pa e mohuar asnjëherë edhe involvimin amerikan që ajo marrëveshje që është arritur në Bruksel të filloj të zbatohet nga ana e të dy shteteve.

Ndërsa profesori Universitar, Dorajet Imeri thotë se pavarësisht presionit, nuk mund të ketë përparim në dialog, pa u mbajtur zgjedhjet në komunat veriore.

Bashkësia ndërkombëtare në vazhdimësi ka akuzuar palët për moszbatimin e marrëveshjes për normalizim, ndërsa në takimin e radhës në kuadër të dialogut, palët pritet të diskutojnë edhe për planin e sekuencimit.

Exit mobile version