Home Lajme Shtatë të lënduar nga një aksident në Rahovec

Shtatë të lënduar nga një aksident në Rahovec

0
Shtatë të lënduar nga një aksident në Rahovec

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar, si pasojë e një aksidenti mes dy veturave, në rrugën “Minatori” të Rahovecit.

Deri tek aksidenti, me të dy veturat që drejtoheshin nga meshkuj kosovarë, ka ardhur për shkak  të mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës.

Të lënduarit, prej tyre dy meshkuj dhe pesë femra, janë dërguar për tretman mjekësor.

Aksidenti ndodhi pasditen e së premtes, njoftoi policia.

Exit mobile version