Në orët e mbrëmjes një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Besi, aty ku shtatë persona janë lënduar.
Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci i cili ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura.
“Rreth orës 21:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë – Podujevë. Në aksident janë përfshirë tri vetura ndërkaq shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë ai.