8.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Shtatë persona me COVID-19 po trajtohen në Infektivë, njëri në mjekim intensiv

- Advertisement -

Në Klinikën Infektive në Shërbimin Spitalor Universitar të Kosovës, aktualisht janë duke u trajtuar 7 pacientë me Covid-19, 3 prej të cilëve me oksigjeno-terapi, përderisa njëri është në mjekim intensiv.

Sipas drejtorit të Klinikës Infektive, Arben Vishaj, Covid-19 është një sëmundje e cila tashmë është e pranishme si sëmundje e rëndomtë në popullatën e vendit.

”Nuk është më emergjencë e madhe, nuk është më një situatë e tillë kur duhet të merren masa strikte izoluese, por herë pas here, në mënyrë sporadike paraqitet”.

”Tashmë në Klinikën Infektive kemi diku 7 pacientë të cilët janë të spitalizuar, 3 nga ta janë me oksigjeno-terapi”.

”E kemi një pacient i cili është duke u trajtuar në mjekimin intenziv, i cili është në gjendje klinike më të rëndë”, ka theksuar për RTK-në, Vishaj.

Pacientët e hospitalizuar janë të moshave të shtyra, të cilët kanë edhe sëmundje kronike.

“Zakonisht, tashmë kërkesë për hospitalizim kemi te pacientët të cilët janë në moshën e tretë, pra mbi moshën 60 vjeçare. Vetëm në disa raste sporadike kemi pasur mosha më të reja, por dominojnë moshat e shtyra dhe dominojnë pacientët të cilët kanë sëmundje tjera të rënda kronike, siç janë pacientët me problemet me veshkët, konkretisht ata të cilët janë në hemodializë, pacientët me probleme të rënda të mushkërive, pacientët kardiak me probleme të mëdha në zemër, pacientët me sëmundje hepatale etj”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit