8.1 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Shtatë fëmijë plagosen nga të shtënat me armë zjarri në Indianapolis të ShBA-së

- Advertisement -

Shtatë fëmijë janë plagosur në të shtënat masive jashtë një qendre tregtare në ShBA, ka thënë policia.

Viktimat, të cilët janë të gjithë të moshës 12 deri në 17 vjeç, u lënduan jashtë qendrës tregtare Circle Center në Indianapolis rreth orës 23:30 të së shtunës.

Zëvendësshefja Tanya Terry, e departamentit të policisë metropolitane të Indianapolis, tha se oficerët që po patrullonin zonën dëgjuan të shtëna dhe gjetën “një grup të madh të miturish” në vendngjarje, duke përfshirë gjashtë të cilët kishin plagë me armë zjarri.

Ajo u tha gazetarëve të dielën në mëngjes se viktimat u dërguan në spitalet lokale, ku një u klasifikua fillimisht si i plagosur rëndë, por më vonë u tha se ishte në një gjendje të qëndrueshme.

Oficerja e policisë shtoi se ajo nuk e dinte gjininë e viktimave, por raportoi se detektivët mendonin se ishte përdorur më shumë se një armë në të shtënat dhe ata kanë hapur një hetim për sulm të rëndë.

“Asnjë arrestim nuk u bë dhe policia nuk ka ende asnjë të dyshuar”, shtoi ajo, shkruan Skynews.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit