Shtatë banka u vunë në shënjestër të “grabitësve” dje dhe sot në Liban.
Grabitësit ishin klientë që tentuan të tërhiqnin me “mish e me dhëmb” paratë e depozituara, që mbeten të ngrira në banka për shkak të krizës së paprecedentë ekonomike që ka prekur vendin.
Libani po përballet me vështirësi të rënda ekonomike që nga viti 2019, të cilat një pjesë e madhe e qytetarëve ia atribuojnë keqmenaxhimit, korrupsionit, indiferencës dhe mosveprimit të politikanëve.
Kur vlera e paundit libanez ra, bankat filluan të vendosin masa drastike, duke i penguar klientët e tyre të tërhiqnin kursimet, veçanërisht nëse ishin depozita në valutë. Teksa këto incidente shumohen, Ministri i Brendshëm thirri një mbledhje urgjente të shërbimeve të sigurisë për të marrë masat e nevojshme.
Shoqata e Bankave Libaneze (ABL) gjithashtu thirri një mbledhje urgjente dhe urdhëroi mbylljen e të gjitha degëve për tre ditë javën e ardhshme. Të mërkurën, një grua në gjendje të dëshpëruar “grabiti” një bankë në Bejrut për të marrë kursimet e saj dhe për të paguar operacionin e motrës.
Disa orë më vonë, një burrë grabiti një degë në Alei, një komunitet në verilindje të kryeqytetit.
Herët këtë mëngjes, një 50-vjeçar dhe djali i tij hynë në një filial të Bankës Byblos në Gazieh, në Libanin jugor dhe kërcënuan punonjësit me një armë false, duke kërkuar që t’i dorëzonin paratë e tyre. Ndërkohë pasuan tre grabitje filialet e bankave në Bejrut: në lagjen Tarek Jide.