Kryetari i Degës së PDK-së, njëherësh shef i Shtabit zgjedhor i kësaj partie, Ramiz Lladrovci, ka theksuar se është miratuar kalendari i takimeve me qytetarë për fushatën zgjedhore.
“Kandidatët për Kuvendin e Kosovës nga komuna e Drenasit, përfaqësojnë tri gjenerata që do ta përfaqësojnë denjësisht zërin dhe vullnetin qytetar të komunës tonë”, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i plotë i tij:
Në mbledhjen e rregullt të Shtabit zgjedhor të degës së PDK-së, diskutuam rreth procesit zgjedhor, mobilizimin e plotë për fitoren e 9 shkurtit, Bedri Hamza kryeministër.
Të pranishëm në takim ishin katër kandidatë për deputetë, shumica e anëtarëve të Shtabit, 38, ndërsa pesë munguan me arsye. Pas diskutimeve, propozimi për finalizimin e planit me Kalendarin e tubimeve zgjedhore u miratua njëzëri.
Njëzëri u përcaktua numri i komisionerëve aktiv dhe rezerv, rreth 115 si dhe 230 vëzhgues aktiv dhe rezervë nga nëndegët, të cilët caktohen nga kryetarët e shtabeve të nëndegëve dhe Shtabi zgjedhor i Degës, në koordinim me kandidatët për deputetë
Për çdo ndryshim, për hapjen dhe mbylljen e fushatës, nëndegët do të njoftohen me kohë. Nisja e fushatës do të bëhet nga Negroci dhe Vuçaku, tubimi i hapjes bëhet në “Hajdini Palace”, ndërsa përmbyllja do të bëhet në palestrën “Hysni Jetullahu”.
Kandidatët për Kuvendin e Kosovës nga komuna e Drenasit, përfaqësojnë tri gjenerata që do ta përfaqësojnë denjësisht zërin dhe vullnetin qytetar të komunës tonë.
Na mundemi ma mirë, Kosova mundet ma mirë!
Bedri Hamza kryeministër!
#mamirë
https://www.facebook.com/share/p/1Wed1rDY1P/?mibextid=wwXIfr