7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Shqyrtohet raporti financiar i buxhetit për vitin 2023, opozita e quan “mashtrues” ministrin Murati

- Advertisement -

Deputet e opozitës e kanë quajtur mashtrues ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, gjatë raportimit në Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku u shqyrtua raporti vjetor financiar i Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2023, raporton Ekonomia Online.

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti dhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, kanë akuzuar ministrin Murati se është duke gënjyer e mashtruar me shifra të cilat ai i prezantoj në këtë mbledhje.

Ministri Hekuran Murati, ka thënë se vitin e kaluar ka pasur rritje dyshifrore të të hyrave direkete, sipas tij, një rritje të madhe ka pasur edhe tekë investimet kapitale.

“Vitin e kaluar kemi rritje dyshifror të hyrave direkete. Në aspektin e të hyrave tatimore kemi pasur rritje 16 për qind, 185 milionë euro kemi të hyra krahas vitit të kaluar që ishte 160 milionë. Tek tatimi në pronë kemi një performancë më të mirë, tek tatimet direkete ka rreth 16 për qind rritje. Kjo tregon qe ka pasur rritje të qarkullimit të bizneseve pra të TVSH-së. Vitin e kaluar rritja e inflacionit ka qenë 5 për qind. Muaji janar ka qenë në ligjin e ri të pagave. Tek mallrat dhe shërbimet ka pasur një ritëm të rritjes. Një rritje e madhe të investimeve kapitale në 561 milionë ku vitin e kaluar ka qenë 422 milionë. Në vitin 2023 kemi pasur rënie të borxhit publikë të GDP-së”, ka thënë ai.

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë është shqetësueses tekë pagat dhe shtesat përgjysmimin i pagesave në sindikata, sipas tij, në këtë qeveri ka pasur rritje tekë shpenzimet për dreka zyrtare.

Ai ka thënë se tek subvencionet dhe transferet janë shpenzuar 520 milionë, ku sipas tij, asnjëherë nuk ka pasur kaq shumë shpenzime.

“Tek të ardhurat e korporatave ka pasur një rritje siç e theksuar edhe ju, i bie që krejt kjo është në fitimin e bankave. Tek tatimi në pronë nuk është rezultati i rritjeve të pagesave po shkak i debateve që kemi pasur, kur u rriten pa prite faturat e janarit. Qytetaret kanë paguar 12 milionë sepse i ke rritur faturat. Lëshimi i faturave në tokat bujqësore është një tjetër problematikë, nëse tokat janë të punueshme nuk duhet të kenë tatime. Gati është dyfishuar importet duke krahasuar vitin paraprake. Të hyrat e AKP 39 mijë euro janë vitin 2021 mirëpo nuk ka ndonjë të hyrat gjatë këtyre tri viteve. Tek pagat dhe shtesat më shqetëson përgjysmimin i pagesave në sindikata çfarë po ndodh qytetarët po kanë frikë te paguajnë. Drekat zyrtare 1.9 milionë euro në vitin 2021 kurse tani 3.2 milionë euro janë në vitin 2023. Vendimet e gjykatave 22 milionë euro. Tek subvencionet dhe transferet janë shpenzuar 520 milionë, asnjëherë nuk ka pasur kaq shumë shpenzime, ku po shkojnë këto pagesa. Tek shpenzimet kapitale 263 mijë euro për telefona kanë qenë 0 në vitin 2021. Pse ka shkelje të kontratave”, tha Hoti.

Murati duke replikuar me deputetin Hoti ka thënë se janë rritur të ardhurat e po ashtu janë rritur edhe rezervat shtetërore.

“Çështja e tatimit në pronë, ju vetë e keni sponsorizuar dhe e ka pasur të tjera, ligji e parasheh rivlerësimin dhe nuk ka pasur rritje. Viti aktual është ristabilizuar, nëse qytetaret kanë të ardhura më pak nuk do të munden të blejnë import do të thotë është rritur të ardhurat. Besoj që kontrollet nga qeveritë e kaluara nuk kanë qenë të dukura. Tani dy viteve të fundit kemi stabilizuar mjetet e KEK-ut. Në vitin 2021 është futur në dispozitë ky ligj i buxhet por nuk e kemi pa të arsyeshme ta fusim këtë vit. Tek rezervat shtetërore është rritur buxhetin ka qenë 300 mijë euro dhe e kemi rritur në 10 milionë euro. Kemi pasur rritjes të jashtëzakonshme të blerjeve të mbrojtës dhe sigurisë. Tek qiraja ka rënie nga vitet paraprake merr pakë kohë deri të rregullohet”, ka thënë ai.

Hoti ju është ju është kundërpërgjigjur Muratit duke e quajtur atë një mashtrues, kjo pasi sipas tij, nuk është e mundur që Kosova të ketë më 200 mijë qytetarë me pak, e të ketë rritje të importit për 2 miliard eurove.

“Ministrit Financave nuk i ka hije kështu duhet më serioz dhe jo të mashtroi opinionin, kthehu tek tabela dhe shikoi rritjet. Si ju sqarojmë qytetarëve nëse janë më shumë 2 miliardë import. Nëse ki 200 mijë qytetarë më pak në Kosovë kjo është indikativë që po ndodh në vend, mashtruesi. Kur ke regjistruar më shumë në kulm e ki ekonominë formale, ti po merr masa, mashtruesi. Këtë që po e thua nuk është e prezantuar në raportin e ndërmarrjeve publike. Kjo që po thua ti është mashtrim. Me qenë student so t’i kisha bërë problem për këtë logjik, mos se je ministër i financave është turp çka po thua ketë fryrje të buxhetit shtetëror, je personi më i rëndësishëm i qeverisë me qenë kaq jo serioz kaq jo profesional”, reagoi Hoti.

E kritika për ministrin Murati ka patur edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, i cili e quajti ministrin mashtrues që fajëson vetëm qeveritë e mëparshme.

“Turp duhet me ju ardhë, nuk tolerohet kështu, nuk mundet me mashtruar çdo gjë që flet thotë qeveritë e mëparshme, po çka ke bo o ministër, ku janë çerdhet, arsimi pagat. Këtu bijën na shet pallavra po mashtron çdo gjë që flet. Thua ti që janë paguar prej babës tënd”, tha Lekaj

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit