28.5 C
New York
Monday, July 28, 2025

Buy now

Shqiptohen gjoba për prishje të qetësisë publike dhe punë jashtë orarit në kryeqytet

- Advertisement -

Disa pajisje që kanë shkaktuar zhurmë dhe janë përdorur në mënyrë të paligjshme dhe shqiptimi i gjobave për prishjet të qetësisë dhe punë jashtë orarit është bilanci i një aksioni të zhvilluar mbrëmë në Prishtinë nga Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit së bashku me Inspektoratin Komunal.

Sipas PK-së ky aksion është zhvilluar në kuadër të masave kundër prishjes së rendit dhe qetësisë publike.

“Në këtë operacion të përbashkët janë sekuestruar disa pajisje të cilat kanë shkaktuar zhurmë dhe janë përdorur në kundërshtim me ligjin. Po ashtu, janë shqiptuar gjoba për prishje të qetësisë dhe për punë jashtë orarit të lejuar. Operacione të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim të mbrojtjes së interesit publik dhe respektimit të ligjit, ndërkaq ftojmë të gjitha subjektet që të respektojnë rregulloret ligjore ashtu që të mos cenojnë sigurinë apo qetësinë publike”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme

Të fundit