11.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Shqiptaro-turqit e shohin Erdoganin si favorit edhe për një mandat

- Advertisement -

20 vjet në pushtet, dhjetë të fundit në krye të Turqisë si president. Recep Tayyip Erdogan po synon edhe një mandat tjetër pesëvjeçar si udhëheqës i Republikës së Turqisë, gjë e cila do të përcaktohet në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të 14 majit.

Përkundër disa partive të bashkuara në një bllok opozitar, vështirë që do ta rrëzojnë liderin më të pushtetshëm të Turqisë, kështu të paktën sipas njohësve të raporteve shqiptaro-turke.

Kjo për faktin se opozita nuk është koalicion i natyrshëm, raporton Klan Kosova.

Se ky proces zgjedhor në Turqi është i rëndësishëm, jo vetëm për këtë shtet, por edhe për regjionin, e thotë për Klan Kosova edhe kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Mahir Yagcilar.

Bile për të, Erdogani është një person i cili ka aftësi t’i përqafojë masat dhe t’i afrojë njerëzit.

Dita e diel elektorale në Turqi ka zgjuar kureshtje dhe interesim edhe te shqiptarët kudo. Kjo, për Abdullah Klinakun, njohës i raporteve shqiptaro-turke, po ndodh për shkak të ndihmës së vazhdueshme që ka bërë ky shtet ndaj Kosovës.

14 maji për njohësin e zhvillimeve në Turqi Mustafë Bajrami do të jetë një rilindje, bazuar në projektet madhore që ka bërë Turqia me qeverisjen e Erdoganit.

Sipas shifrave zyrtare, në zgjedhjet e 14 majit kanë të drejtë të votojnë më shumë se 64.1 milionë njerëz. Midis tyre, më shumë se 3.4 milionë jetojnë jashtë vendit, votim ky që ka filluar më 27 prill.

Në zgjedhjet e vitit 2018, pjesëmarrja në zgjedhje në Turqi ishte mbi 86%, ndërsa jashtë saj ishte rreth 50%.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit