Home Lajme Shqiptaro-hebreja tregon për jetën në Ashdod, nën frikën e raketave

Shqiptaro-hebreja tregon për jetën në Ashdod, nën frikën e raketave

0
Shqiptaro-hebreja tregon për jetën në Ashdod, nën frikën e raketave

Anisa Shvartz Dollma, me origjinë nga Kruja, prej katër ditësh po përjeton tmerrin e bombardimeve nga militantët e Hamasit.

Ajo ndodhet në qytetin e Ashdod, afro 40 kilometra larg Gazës. Anisa tregon për Top Channel se terroristët hynë në banesat e shumë njerëzve dhe i vranë ata pa mëshirë.

“Flas nga Ashdodi, afro 40 km afër Gazës. Çdo vit ndjehen këtu raketat sirenat, bombat, çfarë jo. Por këtë të shtunë u ngritëm në një tmerr. Tmerr të vërtet. Mbi 700 njerëz të vrarë. Masakra, terrorista që u hynë nëpër shtëpi njerëzve, i vrasin i presin pa mëshirë”– tha Anisa Shvartz Dollma.

Ajo thotë se shumë njerëz të pafajshëm deri më tani janë vrarë vetëm për faktin se janë hebrenj.

“O zot kam tre netë që nuk fle gjumë. Bomba. Bombardime që asnjëherë nuk ishte e tillë. Zemra na qan për këto njerëz që u vranë kot. Vetëm kot. Pse? Se janë hebrenj. Se jetojnë në shtetin e tyre. Hapni biblat dhe shikojeni të vërtetën se i kujt është shteti. Izraelitët nuk vrasin, nuk presin. Izraelitët na mbrojnë”– u shpreh Anisa Shvartz Dollma.

Kjo situatë, sipas saj, duhet të marr fund pasi i gjithë qyteti është kthyer në një ferr të vërtetë. /Tch

Exit mobile version