6.7 C
New York
Thursday, November 14, 2024

Buy now

Shqiptari shkencëtar në Amerikë, Kevin Dervishi drejt rrugës për ilaçin ndaj kancerit të kolonit

- Advertisement -

Kevin Dervishi është nga ata të rinjtë shqiptarë që na bën të ndihemi krenarë si popull me arritjet e tyre. Një shkencëtar premtues, i cili jep shpresë për njerëzit me kërkimet e tij në fushën e bioteknologjisë mjekësore, në gjenetikën e kancerit.

Së fundmi, Kevini ka përfunduar studimet e doktoraturës në Harvard ku fusha e tij e kërkimit ka qenë pikërisht për kancerin e zorrës së trashë.

28-vjeçari ka arritur të studionte mutacionin gjenetik që shkakton këtë lloj kanceri për t’i hapur rrugë kështu trajtimit të dedikuar të pacientëve.

Kevini po ecën në hapat e familjes së tij, ku gjyshi Qevqep Kambo ka qenë ndër njerëzit e paktë të vyer që kanë kontribuar në fushën e shkencës në Shqipëri. Nëna e tij, gjithashtu një kërkuese shkencore në fushën e bioteknologjisë që sot punon në ShBA dhe djali i profesorit të Universitetit të Kalifornisë të San Diegos.

Kështu, Kevini, shqiptari i lindur në ShBA, u rrit mes një lëmie të gjerë të studiuesve, profesorëve e risive të bioteknologjisë.

Për A2 CNN ai tregoi se ka studiuar gjuhën shqipe në universitetin e Harvardit, nismë e cila emocionoi mamanë e tij.

Kevini është i martuar me Bellin, një avokate amerikane, e cila është dashuruar me Shqipërinë dhe shqiptarët. Madje dhe në dasmën e tyre nuk harruan kostumin popullor shqiptar.

Megjithëse mundohen të mësojnë të dy fjalë të reja shqip, ka disa që Kevini shpesh i ngatërron, sidomos  fjalët e përafërta me njëra- tjetrën. (A2 Televizion)

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit