Një 45-vjeçar me origjinë shqiptare ka vrarë vajzën e tij 16-vjeçare dhe një italian 51-vjeçar, Massimo De Santis, mesnatën e djeshme në zonën e Foggia në Itali.
Mediat raportojnë se vrasësi i dyshuar, Taulant Malaj është babai i viktimës 16-vjeçare.
Shqiptari 45-vjeçar i ndaluar tentoi të vriste gruan e tij por vajza e tij 16-vjeçare ndërhyri ta mbronte nënën e saj kur ai e goditi vajzën me thikë për vdekje.
E plagosur ka mbetur edhe gruaja e vrasësit të dyshuar. Gruaja tani është e shtruar në spitalin e Foggia.
Motivi i krimit mendohet se është xhelozia pasi 45-vjeçari dyshonte se ish-gruaja ishte në një lidhje me 51-vjeçarin italian.