-3.7 C
New York
Saturday, December 27, 2025

Buy now

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

- Advertisement -

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë.

Shqiptarët nuk e duan Amerikën”, ishte deklarata e bajraktarit të dikurshëm të opozitës që e lidhte me hallin e ankthin e ndarjes, raporton Klankosova.tv

Diku në shesh, ku u shpreh kështu para disa të rinjve, nëntë vjet më parë, Kurti krejt këtë logjikë e krahasoi me një fëmijë që mbetet vet në plazh – pasi “nëna e lë”.

“Nuk mendoj që shqiptarët i dojnë amerikanët e as Amerikën. Mendoj që shqiptarët e kanë njëfar ankthi të mundësisë së braktisjes nga Amerika, se sa që e dojnë.”

Pra, sipas tij, të ketë [populli] ankthin e ndarjes nga nëna [Amerika] nënkupton të mos kesh dashuri për nënën.

Mendoje një fëmijë në plazh që i ka tri vjet edhe shkoi nana me ato shoqet – a din kur hup në plazh. Fëmija kur hup në plazh nuk mendon që ka hup ai, por që e ka lanë ai. Këta njerëz e kanë hallin mos po na len Amerika, tuten mos po na len. Nuk është prej dashnisë.” – deklaronte Kurti, transmeton Klankosova.tv

Qëndrimet e Kurtit për Amerikën në periudha të caktuara kanë qenë edhe kundërthënëse.

Si opozitar, zëshëm në Kuvend, lideri i VV-së thoshte se fuqia kryesore në botë, nuk mund të ketë partneritet me shtete të dështuara – siç e cilësonte Kosovën.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund të lidhen me shtete të dështuara. Superfuqia numër një nuk mund të ketë partneritet një shtet buzë dështimit”

Shteti, që në kohën kur Kurti thoshte se është buzë dështimit, nuk i kishte raportet e dëmtuara me Amerikën.

Nën qeverisjen e tij, vendi ynë mori nga Amerika goditje të madhe – atë të pezullimit të Dialogut Strategjik dhe pikërisht kjo ndodhi si pasojë e veprimeve të ekzekutivit të udhëhequr nga Albin Kurti./Klankosova.tv

 

Të ngjashme

Të fundit