E kishin në dorë të vendosnin për emrat që do të ishin përfaqësues të shqiptarëve në Serbi.
Por, partitë në Luginë këtë ia lanë në dorë Ministrit për Drejtat e Njeriut dhe Pakicave në qeverinë e Serbisë, Tomislav Zhigmanov.
Jo me dëshirë, por për shkak të mosdakordimi të tyre, brenda afateve, për udhëheqësin e ri të Këshillin Kombëtar Shqiptar.
Kjo po thuhet se i jep mundësinë ministri serb, edhe të zhbëjë krejtësisht, institucionin e vetëm të shqiptarëve në Luginë.
Bile, sipas Mustafit, ndikim do të ketë edhe në numrin e banorëve shqiptar që jetojnë në Serbi.
Që të mos vije puna deri këtu, ky tha se u angazhua me të madhe edhe qeveria e Kosovës, u mbajtën takime edhe me kryeministrin Albin Kurti, por që rezultuan pa sukses.
Emrat e ri që do të përbëjnë këtë institucion priten që ministri serb t’i publikoj javën e ardhshme.