23.1 C
New York
Thursday, June 19, 2025

Buy now

Shqiptarët në Gjermani protestojnë kundër Asociacionit në Kosovë

- Advertisement -

Shqiptarët në Gjermani kanë protestuar këtë të shtunë në Berlin kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Protesta është organizuar nga aktivistët e shoqatave të mërgimtarëve, ndërsa është përkrahur publikisht edhe nga qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjermani.

Kundër bosnjizimit të Kosovës”, “Vuçiqi vëllai i vogël i Putinit”, “Vuçiqi e do edhe një luftë në Evropë”, “Jo Asociacionit” e “Jo ndarjes etnike”, ishin disa nga mbishkrimet në pankartat protestuese në Berlin.

Sipas organizatorëve të protestës, qëllimi i saj është “sensibilizimi i opinionit për rrezikun që paraqet themelimi i enklavave njëetnike (serbe) përkatësisht themelimi edhe i një Republika Srpska, për Kosovën dhe tërë rajonin”.

Ndërkaq, edhe në Prishtinë, më 15 shkurt do të protestohet kundër formimit të Asociacionit nga studentët e Universitetit të Prishtinës.

 

Të ngjashme

Të fundit