11.3 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Shqiptarët e UDB-së që torturuan shqiptarë

- Advertisement -

Burgun e vuante në qelitë e Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë.

E nga aty, të burgosurit shqiptarë, nga gardianët dërgoheshin në fund të pavijonit D.

Në fund të korridorit, ndodhej një derë me ngjyrë të kuqe.

Nga këtu, fillonte tmerri për të burgosurit politik shqiptarë, që nga vitet e 50-ta ranë në duart e policëve serbë.

Këtë fat e pati edhe Selatin Novosella, i cili ishte nga organizatorët e demonstratave të vitit 1968.

“Pra, vuajtja e dënimit, mbajtja e tij, apo izolimi, janë mbajtur në Burgun e Prishtinës. Kurse një derë, ka qenë tepër e vecantë, pasi që gardianët as nuk të kanë pyetur pse je në burg, as se kanë ditur pse je në burg, as kurrgjë. Ai vetëm të ka jep me ngrënë e me pi”, ka thënë Novosella për Tëvë 1.

Por, çfarë fshihej prapa kësaj dere, që tani qëndron e mbyllur?

“Pas kësaj derë fshihej Sekretariati i Punëve të Brendshme, e njohur si UDBA, OZNA dhe SUP-i. Kanë qenë 20-30 dhoma, ne nuk e dinim, hetimet janë bërë veç e veç, një i burgosur me dy deri në gjashtë hetues”, tregon Novosella.

Ai thotë se në mesin e torturuesve kishte edhe shqiptarë.

Madje me vete ka edhe këtë listë me emrat e atyre që mbi të burgosurit politik shqiptarë, ushtruan dhunë mizore.

“Funksioni i tyre ishte tortura, s’ka pas tjetër funksion hiç. 3:30 Veç emrat e shqiptarëve do t’i lexoj, jo rastësisht: Muharrem Dana, Ibush Kllokoqi, Asllan Sllamniku, Hasan Mehmeti, Jusuf Karakushi, Mehmet Haskaj, Bafti Jakupi, Shefqet Hashani, Zenun Shala, Naip Hoxha, Refik Tashi, Metush Sadiku, Zejnullah Shala, Faik Nura, Shefqet Obria, Metë Kuqi, rrëfen ish- burgosuri politik.

Por, cilat ishin llojet e torturave të shqiptarëve që u rreshtuan me armikun serb?

“I burgosuri duhej, detyrohej të zbathej, binte i shtrirë në tokë, e detyronin ta mbështetnin për muri, që kur të torturohesh mos me pas mundësi me ik. Një prej tyre, sadist kuptohej, ta vendoste këmbën përmbi kraharor, që mos mu çua, tjetri ta shkelke gjurin edhe tjetri njëjtë tjetrin gjurin. Pyetja ka qenë, me humorin e zi, a po ja japim 20, a 40, apo 50 goditje me pëndrek?, tregon Novosella.

Nëse emrat e shqiptarëve që i torturuan të burgosurit politik shqiptarë, janë të njohur për organet e rendit, Tëvë1 ka pyetur edhe në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Por këta të fundit, nuk kanë kthyer përgjigje.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit