“Jam mërzitur shumë”. Kështu thotë se është ndjerë Qamil Bytyqi, pasi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, vendosi ta mbyllë Qendrën Kulturore Shqiptare në Stamboll të Turqisë.
Ndonëse nuk është befasuar me këtë vendim, shqiptari që jeton tani e shumë vjet në Stamboll, thekson se mbyllja e Qendrës Kulturore po shkakton pasoja tek bashkëkombasitë atje.
Bytyqi pretendon se mbyllja edhe e kursit të gjuhës shqipe për shqiptarët e Stambollit, do të shkaktojë dëme të mëdha.
Por, pse Bytyqi nuk komunikoi me zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, për mundësinë e vazhdimit të Qendrës Kulturore – e cila u mbyll përfundimisht që nga fillimi i këtij viti?
Tëvë1 pati raportuar edhe më herët për këtë vendim të MPJD-së – i cili u ishte kumtuar zyrtarëve të kësaj qendre, qysh para disa muajsh.
Ministria e udhëhequr nga Donika Gërvalla, nuk ka kthyer përgjigje mbi arsyet që çuan në marrjen e këtij vendimi.
E me këtë nuk ishte pajtuar as deputeti i pushtetit, Haki Abazi, i cili në konferencë për media, pati kundërshtuar vendimin. /Teve1/