5.6 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

“Shqiptarët e Luginës”, Lajçak: Të drejtat e pakicave janë kyçe në procesin e integrimit evropian

- Advertisement -

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberin, në Bruksel.

Përmes një postimi në platformën X, Lajçak ka bërë të ditur se çfarë është diskutuar në takim duke theksuar se të drejtat e pakicave janë kyçe në procesin e integrimit evropian.

“Si pjesë e ndërveprimeve të mia të rregullta me Ballkanin Perëndimor, pata një takim të dobishëm me Shaip Kamberin në Bruksel. Diskutuam tema të rëndësishme, duke përfshirë të drejtat e njeriut dhe të pakicave, të cilat janë çështje kyçe në procesin e integrimit evropian”, ka shkruar Lajçak, në X.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit