4.5 C
New York
Saturday, December 6, 2025

Buy now

Shqiptarët duhet t’i kuptojë aleancat dhe betejën e madhe të Lindjes së Mesme

- Advertisement -

Shkruan: Agron Hoti

Çdo shqiptar, i madh e i vogël, duhet ta ketë të qartë njëherë e përgjithmonë (siç u rikonfirmua edhe në Strategjinë për Siguri Kombëtare të SHBA-së 2025) dhe pavarësisht se ç’mendojnë qytetarët shpesh të manipuluar dhe ç’retorikë përdorin politikanët për efekte të pastra elektorale duke e keqpërdorur edhe fenë, se SHBA në Lindje të Mesme është në aleancë të fuqishme me Izraelin, Turqinë dhe Vendet Arabe kundër Rusisë e Iranit që synojnë gllabërimin e botës arabe për ta dalë të lira përmes Detit Mesdhe në Oqeanin Atlantik dhe në jug në Oqeanin Indian. I vetmi shtet në glob që kontrollon 3 oqeanet (Atlantik, Indian e Paqësor), është SHBA dhe ky është superlajm për shqiptarët.

Kjo është loja e madhe që luhet në Lindje të Mesme mes SHBA-së me Perëndimin në njërën anë dhe Rusisë me Lindjen (përfshirë Kinën) në anën tjetër. Kështu që, beteja në Lindje të Mesme nuk bëhet as për Kuran e as për Bibël, e as që është bërë ndonjëherë për to, këto të fundit janë vetëm instrumente të dobishme në funksion të mozaikut politik të përshkruar më lartë.

Prandaj, shqiptarët, pavarësisht besimeve, nëse vërtetë duan të ngelen shqiptarë, atëherë politikisht, ekonomikisht dhe kombëtarisht duhet të jenë të rreshtuar përkrah aleancës së kryesuar nga SHBA. Çdo devijim nga ky kurs shpie drejt tjetërsimit tonë kombëtar, për çfarë investon pafundësisht Rusia përmes Serbisë dhe aleatëve të tyre. A.H.

Të ngjashme

Të fundit