Home Lajme Shqiptarët drejt humbjes së pushtetit në Preshevë

Shqiptarët drejt humbjes së pushtetit në Preshevë

0
Shqiptarët drejt humbjes së pushtetit në Preshevë

Shqiptarët po e humbasin pushtetin në Preshevë. Kjo për shkak që e hëna ka qenë dita e fundit si afat për mbajtjen e seancës së rregullt të Kuvendit Komuna. E mos pjesëmarrja në këtë seancë i hap rrugë caktimit të një organi të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja. Por, ende nuk ka vendim nga Qeveria e Serbisë nëse do të organizohen zgjedhje të reja në këtë komunë apo do të ketë organ të përkohshëm.

Pushtetin e fituan shqiptarët më 11 prill të vitit 2022 në Preshevë.

Por, Shqipërim Arifi duket që nuk do ta dërgoj deri në fund udhëheqjen atje.

Pasi Alternativës për Ndryshim, i mungon shumica ne kuvendin komunal.

Andaj sipas ligjit në Serbi, Komuna e Preshevës do të jetë me organ të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja.

Këtë vendim pritet që të marrë gjatë kësaj jave Qeveria e Serbisë.

Por, Shqiprim Arifi ka thënë që ndryshimi nuk do të ndalet.

Ndryshimi nuk ka nisur me një dhe me një nuk ndalet!

Ndryshimi është mision që nuk përfundon, vetëm trashëgohet!

Ndryshimi nuk Ndalet!

Nga ana tjetër, këshilltarja e kryeministrit Kurti nga Partia për Veprim Demokratik, Ardita Sinani thotë se pushteti ra pasi nuk erdhën serbet për ta shpëtuar Arifin.

“Ky ishte “ndryshimi” i vetëm që iu servua shqiptarëve të Preshevës nga ana e Shqiprim Arifit, e i ndihmuar edhe nga Sami Salihu, i cili edhe patericë e tij pranoi të bëhet vetëm që të përfshihet në ujërat e turbullta të planifikuara nga nëntoka politike. Por dje Shqiprimin e “tradhëtuan” dirigjuesit e shantazhuesit e tij. As “paterica” nuk e shpëtoi dot. Mirëpo, asgjë nuk ka përfunduar!Satelitëve e servilëve të tillë fundosjen finale në politikën preshevare do t’ia japin qytetarët. Qytetarët prej të cilëve ikën, u frikësuan e u fshehën që nga viti 2021 kur e kontrabanduan pushtetin lokal në Preshevë. Prej të cilëve tentuan t’i ikin përballjes të vetëdijshëm në çfarë vorbulle të turpit ishin futur.Që nga sot të fillojmë bashkarisht punën e angazhimin intenziv që pushtetin t’ua rikthejmë qytetarëve. Që bashkarisht ta çrrënjosim oligarkinë nga qeverisja. Që ta shporrim nga Presheva mentalitetin e qeverisjes së kufizuar nga kushtëzimet, shantazhimet e dirigjimet nga nëntoka e Beogradit”, tha kryetarja e PVD-së, Ardita Sinani.

Në koalicion qeverisës në Preshevë deri të hënën ishte Alternativa për Ndryshim, Lëvizja për Reforma dhe Lista Serbe.

Exit mobile version