9.8 C
New York
Thursday, November 13, 2025

Buy now

Shqiprim Arifi për Memli Krasniqin pas dorëheqjes: E rrallë në hapësirën tonë publike

- Advertisement -

Ish-kryetari i Komunës së Preshevës, ka shkruar për dorëheqjen e Memli Krasniqit nga pozita e kryetarit të PDK-së.

AI tha se disa dorëheqje janë kthim në thelb, e jo ikje.

Tutje tha se vendimi i Krasniqit është një akt që flet për një filozofi të rrallë politike në hapësirën tonë publike.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Disa dorëheqje nuk janë shenjë dobësie, por vetëdijeje. Nuk janë ikje, por kthim në thelb. Kur një njeri ndalet për të lëshuar rrugë, ai në fakt dëshmon se e kupton peshën e përgjegjësisë jo si privilegj, por si barrë që duhet bartur me nder e maturi, e cila duhet në çdo moment të jetës më pas.

Vendimi i Memli Krasniqit për t’u tërhequr nga posti i kryetarit të partisë është një akt që flet për një filozofi të rrallë politike në hapësirën tonë publike: filozofinë e vetëdijes dhe të ndërgjegjes.

Sepse ndonjëherë, për të ecur përpara, duhet të bësh një hap mbrapa. Për të ringritur, duhet të dish të ndalesh. Dhe për të ruajtur frymën e një partie që ka qenë ndër më të mëdhatë të vendit, duhet t’i japësh asaj hapësirë të marrë frymë që përmes ndryshimit të mbrendshëm të rinovohet, e përmes reflektimit të forcohet.

Ky është një kujtim se partitë, si njerëzit, nuk bien kur ndalen në një moment, por nga mungesa e guximit. Vetëm kur drejtuesit zgjedhin ndërgjegjen mbi pozitën, atëherë ata e çojnë më tej parimin e orëve të para, të shërbimit, të përgjegjësisë dhe të përkushtimit ndaj vlerave.

Shembull, për çdo vend e çdo provincë që i duhet shkundur pluhuri i mentalitetit farsë, të ngurtë e pa vizion!

Të ngjashme

Të fundit