Ndonëse jemi në ditët e para të edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova banorët po përfshihen në diskutime e situata të ndryshme.
Dinamiket mes tyre po vijnë duke u shtuar dhe madje ata kanë nisur t’i parashikojnë edhe finalistët.
Në një diskutimi të fundit mes Bleros dhe Shqipes ata kanë folur për konkurrentët e mundshëm që i shohin në finale.
“Në finale shoh vetën, Bleron, Ganën, Albyn dhe nëse ndahen çifti shoh edhe Adrin ose Santiana, por të tjerë nuk shoh në finale”, ka thënë Shqipja.
Kujtojmë që aktualisht pjesë e shtëpisë së famshme janë bërë 20 konkurrentë, njëri nga ta pritet të largohet të hënën.
Ndërsa mbetet të shihet nëse përgjatë javëve ne vazhdim do të shtohen edhe banorë të tjerë të ri.