-1.1 C
New York
Friday, January 16, 2026

Buy now

Shqipërisë s’i mjafton paraqitja pozitive, mposhtet nga Anglia

- Advertisement -

Shqipëria i ka mbyllur ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror me humbje.

Kuqezinjtë pësuan 0:2 në “Air Albania” nga Anglia.

Të përzgjedhurit e Sylvinhos treguan paraqitje mjaft të mirë, madje edhe patën disa raste mjaft të mira shënimi.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 74-të, kur pas një rrëmuje në zonën e Shqipërisë, Harry Kane përfitoi më së miri duke realizuar.

Tetë minuta më vonë, ishte sërish Harry Kane i cili realizoi për 0:2 dhe epilogun e këtij takimi.

Me këtë fitore, Anglia e mbyll ciklin kualifikues me të gjitha fitore, gjithsej 24 pikë në vendin e parë.

Në anën tjetër, Shqipëria mbetet në pozitën e dytë me 14 pikë dhe do të marrë pjesë në play-offin për kualifikim në Botëror.

Të ngjashme

Të fundit