-0.8 C
New York
Thursday, January 30, 2025

Buy now

Shqipërisë i kërkohet të thërras mbledhje në Këshillin e Sigurimit për Kosovën

- Advertisement -

Sulmi terrorist i 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës krijoi situatë të brishtë të sigurisë në vend.

Për këtë çështje, po kërkohet që Shqipëria si kryesuese, të thërras mbledhjen e Këshillit të Sigurisë në OKB, ku do të diskutohet për shtensionimin e situatës në pjesën veriore të Kosovës. Deputeti i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë, njëherësh, anëtari i Komisioni për Punë të Jashtme, Tritan Shehu e sheh të rëndësishme thirrjen e këtij Këshilli.

Por Shehu nuk pret që ky Këshill të japë ndonjë rezultat, prandaj kërkon që të merren masa ndëshkuese ndaj Serbisë.

E njohësit e rrethanave politike nga Kosova, kanë kërkesë tjetër nga kryeministri i Shqipërisë.

Por një gjë e tillë sipas njohësit të politikës Arbnor Sadikut është vështirë e realizueshme.

Shqipëria si kryesuese e Këshillit të Sigurimit në OKB, javë më parë kishte ftuar në mbledhje presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. /Tëvë1/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit