7.4 C
New York
Wednesday, November 13, 2024

Buy now

Shqipëria zgjat deri në 2027-n pjesëmarrjen e trupave ushtarake në KFOR

- Advertisement -

Këshilli i Ministrave në Shqipëri ka vendosur të mërkurën shtyrjen deri në vitin 2027, të pjesëmarrjes së Forcave të Armatosura të Shqipërisë në operacionin ushtarak ndërkombëtar KFOR në Kosovë.

Në mbledhjen e mbajtur, Këshilli i Ministrave miratoi disa ndryshime në vendimin “për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak ndërkombëtar KFOR në Kosovë”.

Konkretisht, u vendos kohëzgjatja e këtij misioni nga 31 dhjetor 2024 në 31 dhjetor 2027.

Gjithashtu në vendim ndryshon edhe dieta për ditët e qëndrimit, pasi nga rreth 60 euro në ditë shkon në 120 euro në ditë, përveç pagës mujore.

Vendimi parashikon se periudha e qëndrimit në mision për çdo përfaqësues do të jetë me sistem rotacioni çdo 6 muaj dhe 1 vit për postin ACOS SPT, periudha, të cilave u shtohen edhe ditët e qëndrimit për ndërrimin me kontingjentin e radhës (marrje dhe dorëzim detyre, vonesa të transportit strategjik).

Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë. /ATSH/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit