Politika shqiptare ka uruar 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Ndërsa mëngjesin e kësaj të marte nisën zyrtarisht festimet me ngritjen solemne të flamurit, edhe figurat politike filluan të postonin urimet e tyre.
“Mirëmëngjes, dhe me fotoalbumin e vizitës sime dje në Prishtinë, i uroj Kosovës gëzuar pavarësinë me keqardhjen që s’mund të jem sot në manifestimin popullor të solidaritetit me katër pengjet e UÇK-së në ferrin e (pa)drejtësisë ndërkombëtare në Hagë”, shkruan kryeministri në rrjetet sociale.
Pas tij, kanë ndarë urimet e tyre edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi






