1.7 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Shqipëria shkëlqen: Shifër rekord, 9 milionë turistë deri në tetor

- Advertisement -

Flukset hyrëse të turistëve të huaj në Shqipëri vazhdojnë të jenë në trende rritëse edhe gjatë vjeshtës.

Minsitria e Turizmit dhe Mjedisit njofton se gjatë muajit tetor, 691 mijë turistë të huaj kanë hyrë në Shqipëri ose 89% më shumë krahasuar me tetorin e vitit që shkoi.

Në total, nga janari deri në tetor 8,98 milionë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë, duke tejkaluar me 32% shifrat e vitit 2022 që është dhe viti rekord i hyrjeve të vizitorëve të huaj, sipas ministres së Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.

Në aktivitetin e mbajtur për bilancet e sezonit turistik në fillim të muajit që shkoi, ministrja Kumbaro konfirmoi rezervimet deri në 70-80% të kapaciteteve hoteliere.

Po nga ky takim, ministrja Kumbaro u shpreh se ky meriton të quhet një vit turistik, sepse përveç bregdetit, Tirana është kthyer në një destinacion të mirëfilltë turistik, “një lloj laboratori arkitekturor modern, por edhe plot energji rinore, sportive dhe kulturore” pa lënë pas turizmin malor, agroturizmin dhe qytetet historike.

Në publikimin e fundit të Organizatës Botërore të Turizmit (UNËTO) të barometrit të turizmit botëror, Shqipëria renditet në vendin e tretë në botë dhe të parin në Evropë për rritjen e flukseve të vizitorëve të huaj (+56%) për muajt janar-korrik 2023.

Edhe gjiganti i udhëtimeve “National Geographic” e ka renditur Shqipërinë ndër vendet 30 vendet e botës që duhen vizituar në vitin 2024.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit