Pesë qytetarë kanë humbur jetën në vendin tonë si pasojë e Covid në 24 orët e fundit, ndërsa pozitivë kanë rezultuar 2,230 qytetarë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të infektuarit që kanë ndërruar jetë janë një qytetar nga Elbasani 60 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 60 dhe 77 vjeç, një qytetar nga Rrësheni 77 vjeç, një qytetar nga Saranda 80 vjeç.
Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 6,598 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2,230 qytetarë, në këto bashki:
1053 në Tiranë, 133 në Shkodër, 91 në Durrës, 74 në Fier, 66 në Vlorë, 52 në Sarandë, 49 në Elbasan, 47 në Gjirokastër, 44 Lushnje, Berat, 40 në Kamëz, 37 në Vorë, Korçë, 35 në Krujë, 28 në Lezhë, Tepelenë, 24 në Pogradec, 23 në Kuçovë, 22 në Gramsh, 21 në Skrapar, 19 në Patos, 18 në Kurbin, 17 në Peqin, 16 në Mallakastër, 15 në Divjakë, 13 në Dimal, 12 në Kavajë, Devoll, 11 në Vau Dejës, Mirditë, 10 në Dibër, Mat, 9 në Pukë, Kukës, Belsh, 8 në Malësi e Madhe, 7 në Përmet, 6 në Delvinë, Kolonjë, Cërrik, 5 në Fushë-Arrëz, Has, Këlcyrë, 4 në Tropojë, Shijak, Selenicë, Memaliaj, 3 në Rrogozhinë, Rroskovec, Konispol, Dropull, Poliçan, Librazhd, 2 në Klos, Himarë, Prrenjas, 1 në Finiq, Libohovë, Maliq.
Ndërkohë në të gjithë vendin janë aktivë me Covid 24,436 pacientë.