Federata Shqiptare e Futbollit i ka publikuar fanellat e reja të Kuqezinjve për ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Fanellat janë sërish të prodhuara nga kompania Macron.
“Identitet, traditë dhe kulturë. FSHF dhe Macron ju prezantojnë fanellat e reja për ndeshjet e Nations League! Një dizajn tipik i kulturës shqiptare është alternuar me dizajnin e shqiponjës dykrendare. Le t’i gëzojmë fanellat e reja”, ka shkruar FShF-ja në Facebook.
Këto fanella do të përdoren për sezonin 2024/25.
Më 7 shtator, Shqipëria do të ndeshet me Ukrainën me fillim nga ora 20:45 në “Epet Arena” në Pragë.
Ndërsa më 10 shtator, në “Air Albania” të Tiranës, Shqipëria pret Gjeorgjinë, po nga ora 20:45.