-2.5 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Shqipëria përfundon procesin “screening” me BE – I hapet rruga shqyrtimit të grupkapitujve të parë

- Advertisement -

Institucionet shqiptare kanë përfunduar procesin e shqyrtimit të përputhshmërisë së legjislacionit tonë me atë të unionit europian, të njohur ndryshe si procesi “screening”.

Përmbyllja e këtij hapi të rëndësishëm për anëtarësimin mori 14 muaj, kohë gjatë të cilës u zhvilluan 300 takime në Bruksel mes 1500 ekspertëve, përfaqësuesve të shtetit shqiptar dhe 1000 ekspertëve të Komisionit Europian.

Lajmi është njoftuar nga ministri i Jashtëm i cili bën dhe vlerësimet e tij. Përfundimi i kësaj faze i hap rrugën, procesit më të rëndësishëm, atij të hapjes se grupkapitujve të parë. Nga 35 kapituj që janë në total Shqipëria do të nisë me shqyrtimin e kapitujve për drejtësinë.

Por që të hidhet ky hap, më parë duhet marrë dakordësia e çdo njërit prej vendeve anëtare të BE-së për raportin e hartuar nga Komisioni për “screening”. Aktualisht Shqipëria duket të ketë një disavantazh pasi Greqia ka deklaruar se nuk do ta mbështesë këtë raport duke e kushtëzuar votën e saj pro me betimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

Në 13 Dhjetor, 6 vendet e Ballkanit Perëndimor do të mblidhen në një samit me vendet anëtare të BE-së në Bruksel, takim që do t’i paraprijë mbledhjes së 14 dhe 15 Dhjetorit të Këshillit Evropian.

Nuk dihet nëse vendet anëtare do ta bindin kryeministrin grek që të mos bllokojë Tiranën zyrtare dhe të vendoset data për konferencën e dytë ndërqeveritare Shqipëri-BE. Vetë kryeministri Rama ka preferuar që në publik të mos i japë shumë zë kësaj çështjeje.

“Do ishte shumë jo serioze që Shqipëria të bllokohet për një çështje që nuk është fare një çështje e BE-së”, ka thënë Rama.

Ka patur një angazhim të krerëve të BE-së për ta bindur Greqinë të mos vendosë veton. Kancelari Scholz në krah të Micotaqisit  u shpreh kundër përdorjes së çeshtjes dypalëshe për bllokimin e procesit të integrimit, raporton Tv Klan.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit