-0.3 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Shqipëria përballet me Ukraninën, publikohen formacionet zyrtare

Kuqezinjtë ende kanë gjasa reale për vendin e parë në grup që siguron promovimin në Ligën A për herë të parë në histori të kombëtares, si dhe do të ishte një mundësi shtesë për kualifikim në Kupë të Botës 2026.

Kur ka mbetur edhe një orë deri në fillim të ndeshjes, janë publikuar formacionet zyrtare.

Sylvinho ka vendosur Mirlind Dakun në qendër të sulmit, teksa edhe Ernest Muçi do të jetë nga minuta e parë, si të vetmet ndryshime nga ndeshja para tre ditëve.

Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Laçi; Asani, Daku dhe Muçi.

Në anën tjetër, Ukrania do të luajë me skemën 4-1-4-1, me Yaremchuk në krye të sulmit.

Ukraina (4-1-4-1): Trubin; Konoplia, Zabarnyi, Matviyenko, Mykolenko; Kaliuzhnyi; Hutsuliak, Zinchenko, Sudakov, Mudryk; Yaremchuk.

Takimi zhvillohet në AirAlbania me fillim nga ora 20:45.

Gjyqtar kryesor i takimit do të jetë portugezi, Joao Pinheiro, i ndihmuar nga Jesus dhe Maia.

Gjyqtar i katërt do të jetë Gonçalves, ndërsa në VAR dhe AVAR janë Martins dhe Narciso, respektivisht.

Shqipëria momentalisht është në vendin e tretë me pikë të barabarta me Gjeorgjinë e vendit të dytë dhe një pikë më pak se lideri Çekia.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit