Home Sport Shqipëria në prag të kualifikimit në “Euro 2024”, shifrat e bonuseve që FSHF do të japë për lojtarët dhe stafin e trajnerëve!

Shqipëria në prag të kualifikimit në “Euro 2024”, shifrat e bonuseve që FSHF do të japë për lojtarët dhe stafin e trajnerëve!

0
Shqipëria në prag të kualifikimit në “Euro 2024”, shifrat e bonuseve që FSHF do të japë për lojtarët dhe stafin e trajnerëve!

Shqipëria është vetëm një hap larg kualifikimit për në “Euro2024”, më saktësisht, ekipit tonë i mjaftojnë vetëm 2 pikë nga 2 ndeshjet e mbetura për të siguruar matematikisht një biletë për në Gjermani. Sigurisht, euforia është e madhe, duke qenë se në fillim të kualifikueseve jo shumë e besonin këtë arritje, edhe pse trajneri Sylvinho e kishte si objektiv të parashikuar në kontratën e tij, madje edhe shifrën që do të përfitonte në rast se na dërgonte në kompeticionin madhor.

E meqë jemi tek shifrat, FSHF duket se ka vendosur ta “hapë thesin” për lojtarët e përfaqësueses dhe trajnerin, duke përcaktuar edhe disa bonuse për ta, që sigurisht do të merren pasi kualifikimi të sigurohet matematikisht, ndërsa shifrat janë mjaft të konsiderueshme.

Sipas raportimeve të mediave të sportit, FSHF, me në krye Armando Dukën, ka vendosur një premio prej 4,5 milionë eurosh për këtë kualifikim, me 3,5 milionë euro do të shpërndahen për lojtarët dhe 1 milion euro për Sylvinho-n dhe stafin e tij. Lojtarët titullarë sigurisht pritet të përfitojnë më shumë, megjithatë bonuset vlejnë për të gjithë të grumbulluarit gjatë kësaj faze.

Jo vetëm lojtarët dhe stafi, edhe FSHF do të përfitojë një shumë të majme për kualifikimin në “Euro2024”, teksa UEFA shpërblen çdo ekip pjesëmarrës në këtë fazë me afro 9,25 milionë euro, cka do të thotë se gati gjysma e tyre do të shkojnë si shpërblm për protagonistët.

Exit mobile version