Së shpejti Shqipëria do të hapë Grupkapitullin 4 të negociatave me Bashkimin Evropian, një etapë shumë e rëndësishme për t’iu bashkuar familjes së madhe evropiane.
Pas marrjes së dritës jeshile të hapit të radhë, Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se ky vendim i vendeve anëtare të BE konfirmon përgatitjen dhe progresin konkret të Shqipëris në rrugën drejt familjes europiane.