Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë me 101 vota “për” kanë miratuar Rezolutën në mbështetje të Kosovës.
Kjo Rezolutë ka ardhur pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.
Kjo rezolutë që parashikon mbështetjen plotësisht të Rezolutës Nr. 08-R-009 të Kuvendit të Republikës së Kosovës, miratuar në seancën e tij plenare të datës 28 shtator 2023; hetimin ndërkombëtar dhe nxitjen për të vijuar dialogun me qëllim final njohjen e pavarësisë së Kosvës nga ana e Serbisë.
Në këtë mënyrë, Shqipëria unifikon plotësisht qëndrimin me Kosovën, duke mbajtur përgjegjëse Serbinë për sulmin e 24 Shtatorit dhe duke bërë gjithçka që të ketë një hetim ndërkombëtar ndaj Serbisë.