Është tërhequr shorti për play-offin e Kupës së Botës 2026.
Shqipëria tashmë e ka mësuar kundërshtarin e saj të parë në gjysmëfinale të play-offit, shkruan Gazeta Express.
Në gjysmëfinalen e parë, Shqipëria do të ndeshet me Poloninë në udhëtim.
Nëse e fiton këtë ndeshje, në finale do të përballej me fituesin e duelit Ukrainë – Suedi.
Edhe në finalen e play-offit, Shqipëria do të jetë mysafire.






