23.1 C
New York
Thursday, June 12, 2025

Buy now

Shqipëria merr një pikë edhe me Letoninë

- Advertisement -

Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë vetëm një pikë në udhëtim te Letonia me të cilën skuadër  luajti baras 1:1.

Ndeshja e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026, në SHBA, Kanada dhe Meksikë, pati tri momente vendimtare vetëm gjatë 45 minutëshit të parë.

Fillimisht portieri Thomas Strakosha shpëtoi Shqipërinë kur në minutën e 21-të priti penalltinë.

Vetëm tetë minuta më pas, kuqezinjtë shënuan golin për 1:0. Pas harkimit të Arbër Hoxhës, Rey Manaj bëri presion te mbrojtja letoneze. Dhe autogol shënoi Cernomordijs.

Në fund të pjesës së parë Cernomordijs barazoi rezultatin për vendësit.

Në pjesën e dytë pati pak përpjekje dhe megjithë zëvendësimet e vonshme të Sylvinhos rezultati nuk ndryshoj.

Shqipëria është e dyta e grupit K me 5 pikë, katër më pak se Anglia lidere dhe një më shumë se se Letonia e Serbia.

Të ngjashme

Të fundit