Home Sport Shqipëria merr lajme të mira, rikthehen nga lëndimi dy mbrojtësit

Shqipëria merr lajme të mira, rikthehen nga lëndimi dy mbrojtësit

0
Shqipëria merr lajme të mira, rikthehen nga lëndimi dy mbrojtësit

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, por edhe i skuadrës së Lecces, Kastriot Dermaku vuan prej muajsh një dëmtim të rëndë.

Dermaku u rikthye në muajin gusht, në një miqësore të Lecces ndaj Cadiz, ku luajti vetëm pesë minuta, por më pas shfaqi sërish probleme dhe tashmë nga mediet italiane mësohet se 31-vjeçari është duke zhvilluar stërvitje të diferencuar.

Mbrojtësi shqiptar do duhet të qëndrojë edhe për pak kohë larg ndeshjeve, ndërsa pritet që Dermaku të jetë në gjendje për të luajtur pas pushimit të ndeshjeve të kombëtareve, të planifikuar për në mes të tetorit.

Pra nëse do të merren në konsideratë ndeshjet zyrtare, i bie që Kastriot Dermaku të rikthehet të luajë pas rreth një viti mungesë.

Rikthimi është afruar edhe për Marash Kumbullen. Mbrojtësi i Romës dhe Kombëtares Shqiptare ka muaj që mungon për shkak të një lëndimi. “Kumbulla ka shumë dëshirë të rikthehet sa më shpejt, deri më tani rekuperimi i tij po ecën mirë. Stafi mjekësor i Romës është i një standardi të lartë. Ditë pas dite shoh përmirësime, do ta ndihmojë shumë nga ana psikologjike. Kanë qenë ditë të ngarkuara edhe për të, për shkak të lindjes së vajzës së tij. Jemi besimplotë se do ta shohim në fushë shpejt, gjithmonë duke respektuar afatet e kërkuara” ka thënë agjenti i tij.

Exit mobile version